Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” flet për tradhtinë
sh-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, Xheisara Frisku është komentuar shumë së fundmi për shkak të jetës së saj private dhe thashethemeve të shumta se është e martuar.Ndërkohë, ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në “E diell”, teksa ka qenë pjesë e një bashkëbisedimi lidhur me ndjenjat e dashurinë, në kuadër të afrimit të ditës së Shën Valentinit.Megjithatë, ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë deklarata e këngëtares ku ka thënë që e kane tradhtuar.E pyetur lidhur me marrëdhënien e saj me tradhtinë, Xheisara tha se nuk ka tradhtuar kurrë dhe nuk do ta bëntë, por u shpreh se e kanë tradhtuar gjatë një lidhje që ka patur dhe për të ka qenë ndjesia më e tmerrshme.“Nuk kam tradhtuar dhe nuk do të tradhtoja kurrë. Por ama mua më kanë tradhtuar në një lidhje prej disa vitesh. Kur më ka ndodhur kjo situatë, kam kuptuar që nuk kam për ta falur kurrë tradhtinë. Është një ndjesi shumë e tmerrshme.Në momentin që kam nisur të dyshoj, i pata thënë partnerit që nëse është e vërtetë, mos të më dilte më përpara. Megjithatë, ai prapë vazhdoi.”- ka rrëfyer këngëtarja ndër të tjera.