Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente & (Video)

 Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente & (Video)

Ky është momenti kur një pasagjer i habitur i AirAsia filmoi një gjarpër që rrëshqiste brenda një hapësire të sipërme në një aeroplan, duke shkaktuar një ulje emergjente.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi në bordin e një aeroplani të AirAsia që po fluturonte nga kryeqyteti i Malajzisë Kuala Lumpur për në qytetin Tawau në fillim të kësaj jave (10 shkurt). Fluturimi u devijua shpejt në qytetin malajzian të Kuching pasi kafsha u pikas nga pasagjerët mbi kokat e tyre.

Pasi piloti kishte bërë uljen emergjente, pasagjerët u transferuan në mënyrë të sigurt në një fluturim tjetër dhe udhëtuan në Tawau. Edhe pse një dukuri e rrallë, gjarpërinjtë janë të njohur për një gjë të tillë.

“Ky është një incident shumë i rrallë që mund të ndodhë në çdo aeroplan herë pas here”, ka thënë Oficeri i Sigurisë së AirAsia, kapiteni Liong Tien Ling. Sidoqoftë, nuk është e qartë se si zvarraniku hipi në aeroplan apo nëse ishte kafsha e dashur e një prej pasagjerëve. /Telegrafi/

Related post